Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me atë të Komunës së Skenderajt, Fadil Nurën dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, i pari i PDK-së, tha se është obligim i të gjithëve që të kujtojnë sakrificën e familjes Jashari e të frymëzohemi që të bëjmë punë të mira për shtetin.
“Sa herë që jemi në Prekaz padyshim që kemi emocione sidomos gjatë Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse këto janë datat që shënojnë kthesën më të madhe në historinë tonë. E kemi për obligim jo vetëm që ta kujtojmë me krenari sakrificën e familjes Jashari por edhe të frymëzohemi për të bërë punë të mira për shtetin tonë”, shtoi ai./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...