Krasniqi:Kryeministrit nuk po i shkon fjala, asnjë ministër në seancë

12:26 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Albert Krasniqi, nga Instituti  Demokratik i Kosovës, njëherit njohës i zhvillimeve në Kuvend,përmes një postimi në profilin e tij në facebook  ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ministrave në seancën e sotme, shkruan arbresh.info.

Krasniqi thotë se kryeministrit Ramush Haradinaj i cili më herët kishte kritikuar ministrat e kuvendit të tij, fjala nuk po i shkon pasi sipas tij, asnjë ministër sot nuk ishte prezent në seancë,

Ky është postimi i tij i plotë në facebbok:

“Kryeministrit nuk po i shkon fjala

Ne fund te muajit te kaluar Kryeministri kishe qortuar ministrat e kabinetit te tij qe po mungojne ne seancat e Kuvendit. Nga ta kishe kerkuar te ndalin pak turizmin e te jene me shume ne Kuvend.

Ne seancen e sotme asnje minister nuk eshte prezent. Kuvendi po behet kinse po mbikeqyre Qeverine, e kjo e fundit kinse po punon, per popull”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme