Google ADS

Krasniqi: Zhvillimet e djeshme shqetësuese për ne

11:03 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nga zhvillimet e djeshme janë të shqetësuar të gjithë.

“Janë dy arsye se përse. E para ndërlidhet me respektimin e të drejtave të njeriut dhe po ashtu me respektimin e procesit të rregullt në një situatë të tillë, ndërsa arsyeja tjetër është paqartësia në lidhje me vendimmarrjen e aksionit. Dje kur kemi parë aq shumë udhëheqës institucional e nuk e dinin se si është ndërmarr ky aksion është e mjegullt për ne. Ne kemi nevojë për një qartësim të kësaj situate”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Sipas tij Kuvendi duhet të njoftohet për zhvillimet e djeshme në detaje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme