Me 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info
Koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit ka mandatar Kadri Veselin i cili pritet që të votohet këtë ditë.
Njëra nga mënyrat që është duke u përfolur ditëve të fundit është votimi i fshehtë, gjë të cilën e lejon rregullorja e Kuvendit, por kjo mënyrë nuk është e duhura sipas monitoruesit të Kuvendit Albert Krasniqi nga KDI.
Ai në një prononcim për arbresh.info tha se : “Votimi i fshehtë është një mundësi që e lejon rregullorja e Kuvendit ku duhet të votojnë paraprakisht 61 deputetë nga 120 që marrin pjesë, praktika deri tani ka qenë me votim të hapur, dhe nëse shkohet me këtë metodë është më shumë për të i’u ikur presionit që iu bëhen deputetëve të Vetëvendosjes dhe të koalicionit LDK AKR Alternativa”.
Sipas Krasniqit mënyra e duhur do të ishte votimi i hapur, që përveç transparencës dhe mundësisë për presion, do të ishte edhe informim për qytetarët se si kanë votuar deputetët e zgjedhur.
Për zgjedhjen e kryeparlamentarit duhet të jenë 61 deputetë, ku koalicioni PAN si parti që ka dalë e para nuk ka arritur t’i sigurojnë numrat, ata kanë vetëm 39 deputetë./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona