Krasniqi: Vokrri i solli Kosovës vetëm krenari

11:59 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar përvjetorin e pestë të vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Krasniqi, i cili ka qenë edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit pikërisht në kohen kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, ka shkruar se Vokrri Kosovës i ka sjellë vetëm krenari dhe lajme të mira.

“Pesë vjet pa Fadil Vokrrin, yllin tonë, i cili, përgjatë tërë jetës së tij, i solli vetëm krenari, suksese e lajme të mira Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

“Përjetësisht në kujtimet tona, legjendë!”, përfundoi ai.

Sot janë bërë pesë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, i cili ka qenë njeriu më meritor për njohjen e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, meritë e cila triumfoi me anëtarësimin historik në organizatat më të mëdha të futbollit në botë e Evropë, FIFA dhe UEFA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme