Krasniqi vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi

16:03 | 25 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin e deritanishëm të Shqipërisë  në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Krasniqi u shpreh se PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.

“Takim përshëndetës me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e pritëm sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, në përfundim të misionit të tij diplomatik në Kosovë. PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve tona. Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëpunojmë për gati një dekadë në fusha të ndryshme.”, shkroi Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se Minxhozi do të mbahet mend si përfaqësues i denjë, diplomat i urtë dhe personalitet i veçantë, që ka shërbyer me përkushtim e integritet.

“Suksese të mëtejme, mik!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme