Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin e deritanishëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Krasniqi u shpreh se PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
“Takim përshëndetës me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e pritëm sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, në përfundim të misionit të tij diplomatik në Kosovë. PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve tona. Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëpunojmë për gati një dekadë në fusha të ndryshme.”, shkroi Krasniqi.
Kreu i PDK-së tha se Minxhozi do të mbahet mend si përfaqësues i denjë, diplomat i urtë dhe personalitet i veçantë, që ka shërbyer me përkushtim e integritet.
“Suksese të mëtejme, mik!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...