Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi, ka thënë se vjedhja e fundit e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, ka ardhur nga ata zyrtarë që janë punësuar për shkak të lidhjeve politike.
Ai ka thënë se në Kosovë mbizotëron kultura e mosndëshkueshmërisë dhe se kjo shtynë zyrtarë të bëjnë vepra të paligjshme duke e ditur se në të kaluarën ka pasur shumë raste kur zyrtarë të lartë kanë shpëtuar paq.
“Pjesë e madhe e tyre po ndërlidhen me rastet e keqnmenaxhimit të detyrave zyrtare. Por më e keqja këto raste nuk po marrin ndëshkimin e duhur, dhe po inkurajohen edhe zyrtarë tjerë të përfshirhen në afera të tilla. Pasojë e kulturës të mosndëshkueshmërisë në Kosovë. Kemi parë shumë raste të zyrtarëve të lartë publik që kanë qenë të përfshirë dhe janë dënuar me kusht për raste të rëndë të korrupsionit. Ia kanë hedhur paq me drejtësinë dhe tani jetojnë jetë të pasur e të lumtur nga përfitimet e kundërligjshme që kanë bërë. Pra, është kultura e mosndëshkueshmërisë, punësimet në baza nepotiste klienteliste që kanë ndodhur në adminsitratën publike. Pamë që disa prek këtyre zyrtarëve të përfshirë, janë njerëz të lidhur me parti, dhe sigurisht në këto pozita kanë ardhur jo për shkak të aftësive profesionale por për shkak të lidhjeve politike”, ka thënë Krasniqi për Interaktiv në KTV.
Ai ka thënë se me gjasë këta zyrtarë të akuzuar është dashur të hetojnë edhe për shumë miliona tjera që janë larguar nga buxheti i shtetit. Ndërsa ka thënë se është me rëndësi që mjetet e avulluara të kthehen në buxhet.
“Mungesa e kompetencës shumë prej zyrtarëve në administratën publike nuk kanë kompetencën e duhur për të ushtruar funksionet e veta, mund të mos jenë në gjendje të diktojnë këto raste me kohë, apo t’i parandalojnë që të mos ndodin. Është kulturë e përgjithshme që është krijuar në shoqërinë tonë dhe po e inkurajon këto raste Këta zyrtarë kanë qenë ata që është dashur ta shohin transferimi ne 53 milionë eurove të autostradës, rastin e pagtesave të Arbitrazhit me PTK, por janë mjete që janë ardhur nga buxheti i shtetit nmga PTK-ja. Kur i shohin gjitha milionat që kalojnë e janë të ndërlidhura me politikën, inkurajohen edhe këta të marrin veprime të tilla. Me rëndësi mjhetet të gjidenn e t’i kthehenm buxhetit të shtetit. Një pjesë e tyre kanë dalur jashtë Kosovës dhe është e vështirë të kthehen, por është me rëndësi të hetohet. Të ketë dënim meritor për gjithë ata persona që janë përfshirë në ktë vjedhje”, ka thënë Krasniqi./koha.net/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League