Kryetari i Partisë Demokratike të Ksoovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se Thaçin dhe Veselin e gjeti ashtu siç i kishte lënë gjashtë muaj më parë , përcjell Arbresh.info.
Kreu i PDK-së shtoi se Thaçi dhe Veseli u kanë dërguar të fala të gjithëve pa përjashtim.
Postimi i plotë:
Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.
Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.
Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.
Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.
Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë.
Pa dyshim, dielli do të lind përsëri!
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës