Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Bruksel Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi dhe Lajçak kanë diskutuar për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, si lidere e opozitës, karshi këtij procesi të rëndësishëm për dy shtetet dhe për rajonin.
Krasniqi e ka ritheksuar se PDK, si parti shtetformuese, e mbështetë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Emisarin Lajçak e falënderova për angazhimin e tij në këtë proces delikat dhe potencova se çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, të mos e cenojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e vendit.”, tha Krasniqi, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Gjatë vizitës në Bruksel, kreu i PDK-së ka takuar edhe Zëvendës Drejtorin për Europë në Shërbimin Europian për Veprimit të Jashtëm, Marko Makovec, ku kanë diskutuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të Kosovës me Bashkimin Europian në çështjet politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekokandimet e Raportit për Vendin.
Kreu i PDK-së ka thënë se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën është synim i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të jetë më proaktiv në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të ndodhë sa më parë.
Krasniqi në Brukesl ishte i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe Sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku./arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja