Lideri i PDK-së Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Universitetin Amerikan të Evropës-FON në Shkup, me ç’rast u takua me eurodeputetin, Ilhan Kyuchyk.
Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se eurodeputeti Kyuchyk, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.
“Para fillimit të vizitës dhe takimeve zyrtare, sot, në Maqedoninë e Veriut, në mesin e shumë zyrtarëve shtetërorë, komunitetit akademik, diplomatëve e përfaqësuesve politikë të partive liberale nga rajoni, mora pjesë në ceremoninë e organizuar në Universitetin Amerikan të Evropës – FON, në Shkup, ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” eurodeputeti dhe miku im, Ilhan Kyuchyuk”, ka shkruar i pari i PDK-së.
Ai bëri të ditur se Ilhani, si një raportues për Maqedoninë e Veriut dhe për Kosovën në PE, ka kontribuar në zhvillimin e shkencës, arsimit si dhe në promovimin e vlerave evropiane.
“Si raportues për Maqedoninë e Veriut dhe raportues në hije për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Ilhani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor. Ai, gjithashtu, ka kontribuar shumë edhe në zhvillimin e bashkëpunimit shkencor, arsimor, si dhe në promovimin e vlerave evropiane në përgjithësi. Gjithmonë kënaqësi takimi me të!”, tha Krasniqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...