Skënder Krasniqi, kryetar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se gjendja e bizneseve gjatë kësaj kohe të pandemisë është shumë të rëndë.
Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana, ai thotë se si pasojë e rënies së qarkullimit të bizneseve kanë humbur miliona e miliarda të humbura.
“Gjendja e bizneseve është jashtëzakonisht e rëndë, sepse kemi rënie të qarkullimit të bizneseve, vetëm 6 mujori i parë sipas ATK-së, ka mbi 1 miliard qarkullim më pak se viti i kaluar në ATK. Nga Dogana kemi prapë qindra miliona qarkullim më pak sesa vitet e kaluara, kjo e tregon se rezultatet janë shumë të rënda dhe pasojat do të ndihen edhe në vitet në vijim, sidomos vitin e ardhshëm. Biznesi është duke tentuar të pauzoj e mos të falimentoj, duke shpresuar që të ketë ndihmë nga qeveria. Ata po kërkojnë jo shumë financiare, sesa infrastrukturë ligjore, përkrahje të eksportit”, tha Krasniqi për Arbresh.info.
Si Odë e Afarizmit ai thotë se takohen shpesh me institucione shtetërore për ta diskutuar gjendjen e bizneseve, por përgjigjen e vetme që e marrin është një falënderim.
E veprimet në këto raste ai thotë se i kanë zero.
“Fatkeqësisht gjatë takimeve që po kemi institucionet tona, po marrim falënderime pas ankesave që po u dërgojmë, mirëpo reagimi i tyre është pothuajse zero. Ata të falënderojnë shumë që ke shkuar në takim dhe që i ke treguar dhe që e ke informuar mbi gjendjen reale, ndërsa më vonë kanë reagim zero” për këto telashe, tha Krasniqi.
Ai shprehet skeptik edhe për pakon e cila u del në ndihmë bizneseve.
“Rimëkëmbja duhet të ndodhë pas kalimit të Covidit. E një pako e cila duhet të ndodhë, është duke u shtyrë vazhdimisht e cila do të duhej të ndryshohej me kërkesat e bizneseve, ne po shpresojmë që i kanë marrë parasysh kërkesat e bizneseve, por nga përvoja jemi skeptik se si po reagon qeveria dhe parlamenti i Kosovës”, tha Krasniqi
Kurse për sa i përket përmirësimit të gjendjes ai thotë se do të duhen edhe shumë vite që të rikuperohet gjendja ekonomike.
“20 vite është dashtë që të vihet në këtë gjendje e do të duhen edhe shumë vite për të arritur në pikën para Covid-19, në rast se vazhdohet kështu, por gjithçka është e varur nga Qeveria dhe nga vendimet që i merë, mund të ndryshojmë shumë shpejt me disa vendime të thjeshta që i ndihmojnë bizneseve. Nëse vazhdohet me këtë injorancë do të ketë dëme shumë të mëdha. Vetëm 19% e qytetarëve në moshë pune janë të punësuar, kjo tregon se gjendja nuk është e mirë”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese janë mbyllur dhe qytetarët kanë humbur shumë vende të punës.
Pavarësisht ndihmës me pako nga Qeveria ata kanë thënë se ato ndihma nuk kanë qenë të mjaftueshme./arbresh.info/Elona Haxhiu/
Kjo është intervista e plotë:
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër