Google ADS

Krasniqi: Vështirësitë e djeshme në Skënderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin

20:05 | 20 Janar 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vështirëstë e djeshme në komunën e Skënderajt i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se simbol i këtij solidariteti u bë guximi i Amir Lushtakut, Alban Berishës dhe Brahim Nurës.

“Simbol i këtij solidariteti vetmohues u bë guximi i tre heronjve të ditës, Amir Lushtaku, Alban Berisha dhe Brahim Nura, të cilët në fshatin Llaushë shpëtuan nga përmbytjet kërcënuese Xhavit Zyhranin dhe bashkëshorten e tij. Krenar me aktin heroik të aktivistëve shembuj të PDK-së, njëkohësisht zyrtarë të përkushtuar të komunës. Faleminderit djema”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme