Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi bashkë me deputetë tjerë të kësaj partie janë larguar nga salla ku po mbahet seanca, pasi që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ia ndërpreu fjalimin, shkruan arbresh.info.
Frashër Krasniqi tha se ai sot para deputetëve do tu thoshte se si do tua kthejnë dy vite të tyre të humbura, vuajtjet e familjes e shokun e humbur, Astritin.
“Arsyeja pse ma ndaloi fjalimin Kadri Veseli ishte se e ka kuptu që procesi gjyqësor ka qenë i montuar dhe e ka shfrytëzuar këtë politikisht. Po shihet që jemi të pafajshëm, edhe Veseli e din këtë, që i ka shku fytyra. E vërteta e rastit tonë është që ai nuk do me ni për neve, lë për neve, por as për qytetarët e tij. Kam pas me iu thanë deputetëve të PDK-së që na kanë thënë terrorist, pa asnjë vendim gjyqësor. Çka doni me thanë sot para qytetarëve, para nënave tona, para familjeve tona. A doni me kërkua falje që dy vjet të jetës na i keni humb, që shokun na keni marr” ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...