Krasniqi uron ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Sot po feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike

12:27 | 4 Korrik 2024
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248 vjetorin e Pavarësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.

Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.

Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit.

Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

Gëzuar 4 Korrikun!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme