Krasniqi, uron 28 nëntorin: Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë

10:35 | 28 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka uruar Festën e 28 nëntorit.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.

“Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.

Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve!

Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.

Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona!

Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara:, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Ja dhe postimi i plotë i Krasniqit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme