Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka uruar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se nëntori ynë ka qenë përherë i nxehtë e në disa raste edhe festë.
Ai përmendi ngritjen e flamurti nga Skëndërbeu dhe Ismail Qemajli.
“Nëntori ynë ka qenë përherë i nxehtë e në disa raste edhe festë. Më 28 nëntor 1443, Skenderbeu në Krujë nisi rrëfimin se flamuri ngritet, lartësohet dhe nuk dorëzohet asnjëherë. Më 28 nëntor 1912, Ismajl Qemajli në Vlorë ngriti flamurin duke dëshmuar se kombi ngritet, lartësohet dhe nuk dorëzohet asnjëherë.”, u shpreh ai.
Tutje, Krasniqi tha se pavarësisht sulmeve, zjarreve, padrejtësive, nëntori ynë ishte edhe festë ngase me datë 28 nëntor kishte ditëlindjen komandati legjendar Adem Jashari, duke thënë se i dha bulën përpjekjeve për liri dhe pavarësi.
“Pavarësisht sulmeve, zjarreve, padrejtësive, nëntori ynë ishte edhe festë ngase me datë 28 nëntor kishte ditëlindjen komandati legjendar Adem Jashari, ai që sfidoj dhe mundi vdekjen, ai që i dha vulën përpjekjeve për liri dhe pavarësi.”, tha Krasniqi.
“Urime festa e flamurit, në veçanti atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë.”, uroi ministri Krasniqi./Arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...