Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se bashkëbisedimi me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’, që do të organizohet nesër në Komunën e Mitrovicës së Veriut prej orës 11:00, është një mundësi e mirë për t’u diskutuar brengat e qytetarëve.
“Është momentum shumë i mirë që të gjithë akterët relevantë të jenë aty dhe të bisedojnë hapur për situatën e raporteve ndëretnike, për krejt investimet që janë bërë nga ana e qeverisë qendrore dhe ajo lokale, por edhe për punët që duhet të bëjë edhe qeveria qendrore edhe ajo lokale që kjo pjesë të jetë në fokus të investimeve publike”, ka theksuar Krasniqi në një prononcim për media pas vizitës që bashkë me ministrin Sveçla kanë bërë tek ura e Ibrit.
Ai tutje ka ftuar të gjithë qytetarët që të vijnë në këtë takim dhe të diskutojnë për brengat e tyre, derisa ka thënë se urat shërbejnë për t’i lidhur qytetarët.
“Besoj se është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që sot kanë protestuar dhe të diskutojmë për brengat që kemi. Mos të harrojmë që urat janë për t’i lidhur qytetarët, për t’i lidhur qytetet e jo për t’i ndarë. Prandaj, është momentum ideal diskutimi, demokracia për ata dhe pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për diskutime”, ka shtuar ai./rtk
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...