Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se sot kryesia ka marrë vendim për caktimin e delegacionit në Komisionin e Stabilizim Asociimit i cili përbëhet nga 13 deputetë të Kosovës dhe 13 deputetë të Parlamentit Evropian, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, udhëheqja e këtij delegacioni do të bëhet nga zyrtarë të PDK-së, dhe se gjithçka tjetër që del jashtë këtij konteksti është ndryshim i praktikës parlamentare.
“Çka do tjetër që del jashtë këtij konteksti është ose kërkesë për me ndryshu praktikën parlamentare ose kërkesë për me bë shkelje ligjore ose kërkesë që këta me marr diçka që nuk i takon sepse tek e fundit nuk e kanë marrë edhe besimin e qytetarëve për me pas përgjegjësi më shumë se sa kaq”, ka thënë ai.
Krasniqi, ka pohuar se është hera e parë që në këto lloj delegacione i jepet hapësirë edhe opozitës.
“Është hera e parë që ne i japim hapësirë opozitës për me marrë pjesë në këto diskutime dhe me qenë pjesë edhe e vendimmarrjes edhe e përbërjes . Në fakt edhe pse nuk e parasheh rregullorja ne sot edhe në këtë delegacion i kemi dhënë hapësirë prej tre përfaqësuesve të VV-së, tre përfaqësuesve të LDK-së, tre PDK-së, dhe vetëm nga një të grupeve të tjera parlamentare do të thotë se nuk është obligim”, ka thënë ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...