Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të BE-së, COËEB
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, respektivisht dialogun, zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës dhe nevojën që sa më parë të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë.”, ka shkruar ai.
“Edhe në këtë takim, ritheksova se vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një shumice qeverisëse që udhëhiqet nga PDK, mund të krijoj kushtet për rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”, përfundoi Krasniqi./Arrbesh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...