Albert Krasniqi i KDI’së ka bërë një analizë paraprake sfidave me të cilat do të përballen subjektet politike në zgjedhjet lokale të tetorit.
Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje do arrijë ta fitojë pa balotazh Komunën e Mitrovicës me Agim Bahtirin si kandidat, derisa ka thënë se do sfidohet nga PDK’ja në Prizren.
“Me Agim Bahtirin Vetëvendosja do e fitojë Komunën e Mitrovicës pa balotazh. Gjakova po ashtu është komunë ku Lëvizja Vetëvendosje mund të fitojë. Rezultati të paktën në nivelin qendror ka qenë shumë më mirë. Vushtrria, LDK’në e ka komunën, por që ishte falë një koalicioni me Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai.
Tutje, sipas Krasniqit LDK’ja duhet ta ketë fokusin më të madh në kryeqytet, meqë sipas tij, qeverisja e mirë në këtë komunë do ua sjellte rezultatin në zgjedhjet qëndrore.
“LDK është Prishtina gara më e madhe, ndoshta 80% të energjisë ta koncentrojnë në mënyrë që ta rikthejnë. Nëse qeverisin mirë në Prishtinë, ata dërgojnë një mesazh të mirë për lidershipin e ri të partisë. Peja po ashtu është me rëndësi për LDK’në që ta mbajë atë komunë. Lipjani është me rëndësi për LDK’në, meqë është një prej kryetarëve që ka premtu më shumë, ka zbatu më shumë”, ka shtuar tutje ai.
Ndërkaq, për PDK’në ka thënë se beteja kryesore e tyre duhet të jetë në Komunën e Prizrenit dhe atë të Ferizajt.
Deri më tani, të gjitha subjektet kryesore politike i kanë zyrtarizuar disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale. Vetëvendosja është i vetmi grupacion politik që nuk ka bërë publike ndonjë kandidat për zgjedhjet në nivel lokal.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...