Google ADS

Krasniqi thotë se pa konsensus nacional s’duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë

23:54 | 4 Korrik 2017
M. A.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pa konstituimin e institucioneve të reja nuk do të duhej të vazhdonin bisedimet me Serbinë.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku duhet të merret vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e procesit të dialogut.

Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se pa arritjen e një konsensusi nacional, bisedimet e Brukselit nuk do të duhej të vazhdonin.

Sipas tij, Kosova në këto bisedime duhet të përfaqësohet nga një ekip gjithëpërfshirës, në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka pohuar se është e nevojshme të ndodhë ndryshimi në formë dhe në përmbajtje të këtyre bisedimeve.

Sipas tij, bisedimet duhet të jenë më të përgatitura dhe me platformë të qartë, si dhe mes palëve duhet të ketë barabarësi të plotë e njohje reciproke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme