Njohësi i rrethanave politike, Albert Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës për momentin është në një situatë të keqe. Sipas tij deputetët nuk i japin përgjegjësi askujt, dhe siç thotë ai aty edhe çdo herë ka mungesë të kuorumit.
Krasniqi mendon se duke e parë situatën e krijuar Kosova tash mund të përballet edhe me zgjedhje të reja.
“ Kjo nuk do ti bënte mirë vendit. Kjo edhe po kushton. Mirëpo, kështu edhe është vështirë të vazhdohet me qeveri që si ka numrat. Tash edhe disa opozitare kanë thëne se do ta bllokojnë votimin e ligjeve”, thotë ai.
Krasniqi thotë se edhe mund të këtë mocion të mirëbesimit për qeverinë.
“ Do të mund te ndodh edhe mocion i mirëbesimit për qeverinë. Këtë mund ta thirre edhe vet kryeministri. Por mund ta bëjnë edhe deputetet e Kuvendit. Aty mund te shihet a i ka kjo qeveri numrat a po jo”./express/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?