Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se dy ish themeluesit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë qenë fare të përfshirë në vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Ai tha pozita e Thaçit dhe Veselit nuk ua lejon atyre përfshirjen, edhe po të kishte vullnet.
“Veseli e ka shkëputur aktivitetin e tij politik, qysh në ditën kur ka udhëtuar për në Hagë dhe beteja e tij dhe të tjerëve është beteja për drejtësi, për të dëshmuar dhe vulosur pafajësinë e tyre por edhe pastërtinë e UÇK-së dhe është normale që ata i mungojnë PDK-së dhe nuk janë në asnjë formë apo mënyrë të involvuar, sepse është e pamundshme edhe po të kishte vullnet”.
“Ata janë larguar nga politika, sepse ashtu e don edhe procesi dhe ashtu është edhe fokusi i tyre. Nuk jam konsultuar dhe nuk duhet as të ketë konsultim, ne jemi këtu jo për t’i dëmtuar ata, por për t’i ndihmuar nëse mundemi duke bërë punë të mira për vendin dhe për PDK-në. Ajo është e qartë, Thaçi edhe kur ka qenë këtu ka qenë i shkëputur prej partisë, absolutisht nuk janë të involvuar në politikë, e as në parti sepse situata në të cilën gjenden e pamundëson këtë punë”, tha Krasniqi, në Klan Kosova.
Tutje Krasniqi tha se garës për kryetar të PDK-së, i hyri sepse e ndjente obligim që ta ndihmojë partinë në këtë periudhë.
“E ndjeva obligim që jo domosdoshmërisht ta marr këtë barrë të rëndë, e cila nuk është e lehtë dhe nuk është marre të pranohet që jemi në situatën më të vështirë në të cilën kemi qenë që nga themelimi si parti politike edhe në kuptimin empirik të numrit të votave, dihet. Kam 18 vite aktivitet në PDK, kam rrugëtuar gjatë në të gjitha nivelet e organizimit prej kur kam qenë 24 vjeç. Kam pasur fatin të punoj edhe me ish kryetarin Thaçi dhe ish kryetarin Veseli dhe përmes angazhimit tim jam zgjedhur deputet në 6 mandate dhe ministër për dy mandat, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për 5 vite dhe përmes këtij angazhimi dhe kam qenë në situata të rëndësishme, duke përfshirë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Prandaj nëse sot gjendemi në pozitë të vështirë duhet të shohim kah e kaluara me fokus për të ardhmen”, u shpreh Krasniqi.
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...