Reagim ndaj presidentes Vjosa Osmani, për mos përmendjen e UÇK-së në përvjetorin e Betejës së Koshares, ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi thotë se të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të zbehet duke mos e përmendur emrin e saj në përvjetoret e betejave titanike të ushtarëve të saj.
Sipas nënkryetarit të Kuvendit, UÇK s’ka nevojë për të gjallët për t’u lartësuar, por shton se turpi është i atyre që duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te mjere jane te gjithe ata qe mendojne se lavdia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves mund te zbehet duke mos e permendur emrin e saj as ne pervjetoret e betejave titanike te ushtareve te saj.
UÇK s’ka nevoje per ne te gjallet per t’u lartesuar se ate e ka lartesuar sakrifica e atyre qe dhane jeten nen emblemen e saj.
Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone.
#LiriaKaEmër #UÇK.
Te mjere jane te gjithe ata qe mendojne se lavdia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves mund te zbehet duke mos e permendur…
Posted by Memli Krasniqi on Friday, April 9, 2021
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...