Për takimin me kryeministrin, Albin Kurti kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook.
Ai ka kërkuar që të gjithë liderët e partive politike dhe parlamentare të mblidhen për caktimin e datës për zgjedhjet e reja, teksa ka theksuar se PDK është gati, përcjell Arbresh.info.
Poashtu, Krasniqi ka thënë se për interes të shtetit është gjithmonë i gatshëm për takime dhe bisedime.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Sonte i jam përgjigjur kërkesës së kryeministrit Kurti për takim. Si PDK, duke respektuar gjithmonë trashëgiminë tonë politike, për interesin e shtetit dhe zhvillimin e tij, do të jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë kurdo dhe me këdo.
Kosova është në agoni! Neve na shqetëson shumë fakti që ka shumë bashkëqytetarë që e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj. Çmimet janë rritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta dhe familjet kosovare po përballen me vështirësi të ndryshme. Në anën tjetër, qeveria nuk po bën sa duhet për ta.
Mbi këtë premisë, konsideroj se duhet të mblidhemi sa më parë të gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe, me konsensus të përbashkët e pa protagonizëm individual, të vendosim për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe për shpërndarjen e kësaj legjislature të paralizuar.
Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë.
Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati!/Arbresh.info
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...