Google ADS

Krasniqi: Të krijohet një task-forcë për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet

11:33 | 16 Prill 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë.

Sipas tij, çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti. Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai u ka bërë thirrje që urgjentisht të krijohet një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.”, ka shkruar mes të tjerash ai.

“Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/

Ndryshe, sot në Pejë është vrarë një grua.

Dorasi, i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës është arrestuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

 

Të ngjashme