Google ADS

Krasniqi: Të enjten partitë bashkëqeverisëse duhet së paku ta kenë emrin e kryetarit të Kuvendit

15:15 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Hyrja në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës pa një marrëveshje në mes partive politike për bashkëqeverisje, nuk duhet që t’i gjejë partitë politike pa një marrëveshje për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Kështu ka deklaruar në profilin e tij në Facebook, njohësi i rrethanave politike, Albert Krasniqi.

“Pozita e Kryetarit të Kuvendit është prestigjioze dhe i jep autoritet personit që e përfaqëson Kuvendin. Mirëpo, kompetencat janë më shumë administrative, të një kujdestari që mban rend dhe rregull në mbledhje”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, Kuvendit duhet të konstituohet nesër dhe skenat e ngërçit të vitit 2014 nuk duhet të tolerohen.

“Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet”, ka shtuar Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme