Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veri të vendit është më e mirë sesa para mandatit të qeverisë së VV-së.
Krasniqi tha se situata në veri që është më e mirë e dëshmojnë zhvillimet e fundit, investimet publike dhe sipas tij, nuk është më valide pyetja se “a është njëjtë apo ka ndryshuar veriu”.
“Unë e di se si ka funksionuar para fillimit të mandatit tonë apo edhe në fillim të mandatit tonë ajo pjesë dhe si është ajo pjesë tash. Ndryshimi është evident. Tash kemi gjithçka ndryshe dhe gjithçka më mirë”.
“Nuk krahasohet me periudhat më herët, pasi tash ka kryetarë që janë aty për qytetarët, ke Polici të Kosovës për t’i mbështetur qytetarët dhe jo si më herët, ata që u larguan nga Policia e Kosovës që tashmë del të jenë bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë dhe ke institucione qendrore që kanë shumë projekte të zhvilluara në atë pjesë, ku përfitues janë qytetarët”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se sot nëse një individ në veri vepron në kundërshtim me ligjin, nuk është më i sigurt që të shkojë në shtëpi “si më herët e ta vazhdojë gjumin”.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin