Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Krasniqi tha se tre kryetarët do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.
“Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar ai në Facebook.
Krasnqi tha se qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike.
“Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar”.
Ndryshe, sot ka qenë dita e parë e punës për kryetarët e rinj të komunave të veriut një ditë pas dhënies së betimit pas zgjedhjeve të mbajtura para pak kohësh.
Qytetarët serbë kanë vendosur që t’i pengojnë ata për të shkuar në zyret e tyre.
Një gjë e tillë ka bërë që aty të shkojë edhe Policia e Kosovës.
Ka qenë ky momenti kur situata është përshkallëzuar dhe Policia e Kosovës është sulmuar, me ç’rast janë lënduar disa policë e edhe janë djegur disa vetura./Arbresh.info/
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin