Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Pata kënaqësi të veçantë që të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Memli në Facebook.
Ai e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan
“Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri”, ka shkruar tutje i pari i PDK-së.
Krasniqi tha se shteti turk është një partner i rëndësishëm për Kosovën.
“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë