Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Bruksel ka takuar Presidentin e Partisë, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Didrik De Schaetzen, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se me dy zyrtarët e ALDE kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...