Krasniqi takon Minxhozi, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar shqiptar

18:07 | 7 Prill 2022
L G

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar që kryeqendër e kanë kryeqytetin tonë kulturor e historik, Prizrenin,shkruan arbresh.info.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se me ambasadorim Minxhozi e vlerësuan si tepër të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet komunave të Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, e t ema të tjera.

“Një bashkëpunim i tillë është mundësi e mirë për hapje të perspektivës dhe promovim të zonave turistike, siç i ka Prizreni, apo Valbona në anën tjetër të kufirit. Ambasadorin Minxhozi e falënderova për punën e tij të palodhshme si avokues i rritjes së bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri dhe gardian i promovimit të këtyre raporteve. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë”, shkruan Krasniqi.

Të ngjashme