Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën e National Democratic Institute në Kosovë, Nancy Soderberg dhe me Laura Nichols, eksperte për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë.
Krasniqi tha se kanë diskutuar lidhur me strategjinë e Partisë Demokratike të Kosovës për barazinë gjinore, me fokus zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt.
“Në këtë takim, ritheksova përkushtimin dhe angazhimin tonë për fuqizimin e grave në politikë, duke iu dhënë hapësirë në pozita të larta dhe vendimmarrëse. Ky synim pasqyrohet edhe në programin e kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe do të reflektohet edhe në listën e PDK-së të kandidaturave për deputetë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi shprehet mirënjohës ndaj NDI për mbështetjen e vazhdueshme në vizionin tonë për barazi gjinore në vendimmarrje. /Arbresh.info/
Ndahen Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi?
Lajm i keq për tifozët e Chelseat, sërish lëndohet Reece Jam...
“Çifti më i ri në Big Brother”, Gjesti ironizon me Edin dhe ...
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e m...
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...