Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Tiranë, thuhet në njoftimin për media.
Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetarët Vlora Çitaku e Uran Ismaili, me sekretarin Bajrush Xhemajki dhe me Shefin e Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, diskutoi me Ballën për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, por edhe mes Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe PS-së.
Kryetari i PDK-së, tha në konferencë për media se ndjehet i lumtur që vizitën e tij të parë zyrtare si kryetar i PDK-së po e bën në Shqipëri, sepse për secilin përfaqësues politik të Republikës së Kosovës, vizitat në Shqipëri janë më të veçantat.
“Andaj, edhe vizitën time të parë zyrtare si kryetar i PDK-së e fillova në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me kryetaren e Kuvendit zonjën Nikolla dhe tash në takimin me z. Taulant Balla si udhëheqës i shumicës parlamentare dhe i Grupit më të madh Parlamentare të Partisë Socialiste, ku u dakorduam për këto detyrime dhe këto pëgjegjësi që i kemi për të punuar sa më shumë për përafrimin në thellimin e raporteve ndërmjet dy Kuvendeve tona, në bashkëpunimin ndërmjet dy Grupeve Parlamentare tona, sepse përtej pozicionimeve ideologjike që ne mund t’i kemi në raste të caktuara kemi pika të përbashkët dhe përafruese shumë më shumë.”, tha Krasnqi.
Ai theksoi raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë jo vetëm vëllazërore, por edhe të rëndësishme dhe kontributi i secilës parti politike dhe i çdo institucioni për t’i thelluar dhe për t’i dinamizuar tutje këto raporte është detyrë dhe përgjegjësi e secilit.
“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht lartë avancimin që Republika e Shqipërisë edhe në kuptimin e legjislacionit,por edhe në kuptimin e përvojes dhe formimit institucional e ka dhe e ka arritur gjatë këtyre viteve, andaj si Kosovë, si institucione, por edhe si Grupe Parlamentare konsiderojmë që kemi çka të marrim dhe të mësojmë nga kjo përvojë për të përmirësuar edhe funksionimin e brendshëm të institucioneve tona. Gëzohem që ky bashkëpunim që ka ekzistuar për vite me radhë ka gjetur gatishmërinë e dyanshme për të shkuar tutje dhe për t’u thelluar.”, tha Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në konferencë për media se PDK-ja është parti që ka një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Kosovës prej momentit kur Kosova filloi rrugëtimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur.
“Partia Demokratike e Kosovës ka rol të rëndësishëm në reformat që kanë çuar dhe do të çojnë përpara Kosovën drejt integrimit në BE dhe natyrshëm në të gjitha reformat në formësimin e shtetit ligjor në Kosovë. Kemi diskutuar me kryetari Krasniqi për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet mes dy Grupeve Parlamentare, por edhe mes dy Parlamenteve, në funksion të koordinimit me delegacionet e përbashkëta, por edhe në funksion të shkëmbimit të ekspertizës.”, tha Balla./arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...