Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Krasniqi bëri të ditur se me të kanë biseduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës
“Gjatë vizitës sime në Bruksel, takova edhe Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces”, shkruan ai në Facebook.
Ai tha se për Kosovën është e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë.
Krasniqi shkruan se për partinë e tij anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni,
“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...