Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjatë takimi u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë.
Krasniqi ka kërkuar nga Lajçak që të luajë një rol ndihmues për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Postimi i plotë:
Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.
Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm./Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...