Krasniqi takohet me Kamberin: Zëri i tij do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë

15:33 | 20 Korrik 2022
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi teksa e ka falënderuar Kamberin për vizitën, ka thënë se zëri i tij do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”.

“Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Ndryshe, Kamberi gjatë ditë është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme