Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se cilat ishin temat që u diskutan në këtë takim.
“Bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore të cilat i diskutuam në takimin bilateral me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, znj. Maida Gorčević”, shkruan ministri.
Tutje Krasniqi thtoë se e ka falënderuar Ministren znj. Gorčević., për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët.
“Gjatë këtij takimi e njoftova, Ministren znj. Gorčević, për projektet dhe programet e ministrisë të cilat përfshijnë avancimin e agjendës legjislative, zhvillimin ekonomik lokal dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale”, shkruan ai./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...