Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot i ka vizituar familjet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, për dy vjet me radhë.
Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se personalitetet si Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën.
“Në 54, 55, 71 dhe 51 vitet e tyre të deritashme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më së paku u kanë takuar vetes dhe familjes. Rruga e tyre deri te liria, me fatin e një populli mbi supe, ka kaluar nëpër luginën e vdekjes më tepër se gjysmën e jetës së tyre”, ka shkruar Krasniqi.
“Megjithëse për familjet e tyre nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, e nuk është as sot, e di dhe jam i bindur që nuk do të ndërronin asnjë hap të veprimtarisë së familjarëve të tyre heronj. Sot, të gjithë, më qartë se kurrë, e kuptojmë se ata ishin të zgjedhur. Dhe, si të tillë, kishin një mision, një ëndërr, një lutje e amanet gjeneratash për ta jetësuar: Kosovën!”, ka thënë tutje ai.
Sot janë bërë dy vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të shtetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, por që ende në Hagë nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj tyre./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...