Krasniqi: Sulmi ndaj Policisë, akt kriminal dhe i patolerueshëm

15:19 | 15 Prill 2022
S D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sulmet ndaj Policisë së Kosovës i ka quajtur akte kriminale dhe të patolerueshme.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se sulmet kanë për qëllim cenimin e rendit dhe ligjit.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i patolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes.

Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur.

I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme