Google ADS

Krasniqi: Subvencionimin prej 100 eurove e keni pas trasnfer për KEDS-in dhe KESKO-n

12:40 | 18 Janar 2024
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se po e fillojnë edhe një sesion në mënyrë jo normale sepse qeverisjen e kemi të tillë.

Ndërsa për faturat e muajit dhjetor tha se i kanë tmerruar qytetarët e Kosovës.

“Faturat e muajit të kaluar kanë qenë fatura që kanë tmerru secilën familje në Kosovë, ndërsa sot ne këtu dëgjojmë përfaqësuesit e qeverisë duke na tregu për një realitet tjetër që këta jetojnë sepse ne jo”, tha Krasniqi.

Ai iu drejtua ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit me një pyetje, duke i thënë se sa është fitimi i KEDS-it gjatë kohës që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet.

“A mundet me na tregu ministrja një pyetje të thjesht. Gjatë kohës që ju keni qenë në pushtet, sa janë rrit të hyrat edhe profiti i KEDS-it dhe KESCO-s, tregona nëse kaq mirë i keni trajtu nejrzit, sa është fitimi i KEDS-it sot, është e vërtetë që i keni subvencionu njerëzit, por ju realisht subvencionimin e keni pas transfer për KEDS-in dhe KESCO-n, ju i keni dhanë pare KEDS-it dhe KESCO-s,  përmes qytetarëve të Kosovës , jo vetëm përmes subvencionimt të energjisë, por edhe përmes subvencionimit të atyre 100 eurove të famshme”, tha Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme