Spitalet e Kosovës pritet të pajisen me rezervuarë të oksigjenit.
Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një statusi në Facebook.
Ai ka thënë se rezervuarët e oksigjenit janë zgjidhje afatgjate për spitalet e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se javën e ardhshme Spitali i Gjilanit do të bëhet me rezervuar të oksigjenit, duke vazhduar me spitalet tjera.
“Rezervuarët e oksigjenit -zgjidhje afatgjatë për Spitalet e Kosovës. Tashme u bë 1 vit që prej se bota po përballet me pandeminë COVID Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara, me numër të vogël të profesionisteve shëndetësorë dhe infrastrukturë larg standardeve të dëshiruara, po arrin te përballojë me sukses këtë pandemi”, tha ai.
“Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie, jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera, problemit të furnizimit me oksigjen po i vie fundi. Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni”.
“Gjilani, qysh javën e ardhshme do të bëhet me rezervoar, për të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë , e kështu me radhë në të gjitha Spitalet. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punën më të lehtë , e pacientët sigurinë maksimale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë për respektim të masave”.
“Vetëm bashkë , mund të ia dalim. Bashkë, suksesin e kemi të garantuar”, ka shkruar Krasniqi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?