Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka shprehur habinë më vendimin e PZAP-së, për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.
Ai duke kritikuar edhe sistemin zgjedhor në Kosovës, ka thënë se nëse në balotazh është bërë gabime, ku kanë qenë vetëm dy kandidatë, çfarë ka mund të ndodhë më 22 tetor.
Sipas tij, sistemin zgjedhor të cilin e kemi në përdorim, duhet ta ndryshojmë me urgjencë.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
Votim më të lehtë se votimi i balotazhit nuk ka!
Pa hyrë në rrethin vicioz, ka apo nuk ka arsyeje për rinumrim të votimit për komunat: Prishtinë e Prizren, do i shfaqi vërejtjet që duhet t’i bëjë publike.
Nëse është bërë gabim në votimin e balotazhit ku është votuar vetëm për dy kandidatë, çka të themi për votimin e 22 tetorit 2017?!
Atëherë kishte dy lista dhe shumë kandidatë?!
Pse atëherë rinumërimi i votimit nuk u përsëritën në asnjë komunë kështu si tani?
Pse rinumërimi nuk përsëritet edhe në komunat tjera, ku rezultati është shumë i përafërt mes kandidatëve?
Një gjë është e vërtetë: Përsëritjet e rinumërimit të kutive të votimit si në zgjedhjet e qershorit për legjislativin dhe si këto që po ndodhin për zgjedhjet komunale janë dëshmi se Sistemi Zgjedhor që kemi në përdorim, duhet ta ndryshojmë me urgjencë!
Ndonëse, ndryshimi i Sistemit Zgjedhor nuk ka mbështetës të ndryshimit?!
Pse ndodh kjo?
Pse keqpërdorimi i votës po i duhet shumicës!
Ndryshe nuk e kuptoj mos gatishmërinë e politikës sonë për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor!
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...