Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve, si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës për vdekjen e profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ajo edukoi dhe inspiroi studentë, sportistë e profesionistë të shumtë në frymën sportive, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se për të ishte mision për përkushtimi i saj ishte ngritja dhe fuqizimi i vajzave dhe grave në sport.
“Kisha nderin që për një periudhë të punojmë bashkë në shërbim të fuqizimit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Përkushtimi i saj për ngritjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sport, e veçanërisht në sportin e hendbollit, ishte më shumë sesa punë për të: ishte thirrje – ishte mision.”, u shpreh ai.
“Pa dyshim, ikja saj e hershme nga kjo botë është një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin sportiv të vendit tonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve, si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. “, tha ai.
“Prehu në paqe, Shqipe!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...