Google ADS

Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e Xhavit Ferizi – Raketa: Në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërinë

11:02 | 19 Mars 2024
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Xhavit Ferizi i njohur ndryshe si “Raketa”.

Krasniqi tha se është pa fjalë me ikjen e tij të hershme.

Dhe se do ta kujtojë përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik.

“Lamtumirë Raketë! Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur”, ka shkruar Krasniqi.

“Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Prehu në paqe, Xhavit Ferizi”, shkruan tutje kreu i PDK-së./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi – Raketa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme