Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska

15:19 | 24 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska.

Krasniqi e kujton atë si person me vlera të larta njerëzore e profesionale.

“Me dhembje të madhe mora lajmin e hidhur për vdekjen e mikut dhe bashkëpunëtorit, Qazim Qeska, i cili ishte një ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec. Si person me vlera të larta njerëzore e profesionale, atë e karakterizonte korrektësia dhe përkushtimi në secilën pozitë që e ushtroi – si Kryetar i Komunës së Rahovecit vite më parë, Kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec dhe si jurist e avokat me integritet”, shkruan ai në telegramine tij ngushëllues.

Krasniqi në emër të PDK-së shprehi ngushëllimet e tij më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Qazim Qeskës.

“Në emrin tim dhe të PDK-së shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Qazim Qeskës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme