Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi flet për shumë tema të aktualitetit politik.
Kryetari i PDK-së foli edhe për temën e dialogut Kosovë-Serbi. Ndër të tjera ai sqaroi arsyen përse nuk ka shkuar në takim me kryeministrin Kurti, për të biseduar për këtë çështje, kur kreu i ekzekutivit i ftoi partitë opozitare.
“Ishte takim i kotë dhe pa substancë. Ftesa ishte e pa sinqertë dhe tip show medial”, tha Krasniqi. “Ai takim ishte për t’i lexuar gjashtë pikat e tij, pasi ua kishte lexuar ministrave të tij dhe pas kritikave që ka marrë nga ndërkombëtarët për të qenë më i hapur me opozitën”.
Krasniqi tha se duhet përqendruar tek marrëveshja finale dhe njoha reciproke. “Një marrëveshje që sjell njohjen e ndërsjellë e që i mundëson Kosovës anëtarësim në OKB, ne jemi të gatshëm për takim”.
Ai tha se për një vit e gjysmë, partia e tij nuk e ka kundërshtuar dialogun për dallim nga Kurti që edhe mbijetesën politike e kishte nga kjo temë, e duke protestuar madje edhe dhunshëm. “Para tre a katër vitesh bisedonim për marrëveshjen finale e tani po flasim për targa të veturave e për dokumente personale”, thotë Krasniqi.
Ai tha se PDK është për reciprocitet tregtar por Kurti është tërhequr nga ky reciprocitet. “Kurrë, asnjëherë, për 23 vjet, Serbia nuk ka pasur shitje më të madhe të mallrave në Kosovë sesa tani”, tha kreu i PDK-së.
Kryetari i PDK-së u shpreh se marrëveshjet janë të nënshkruara dhe kjo tani për kalim kufiri me Serbinë me letërnjoftime, është vetëm dakordim, duke u bazuar në marrëveshjen e vitit 2013. “Ne e përshëndesim marrëveshjen sepse është evituar eskalimi potencial. I kemi thënë në rregull, por si është e mundur që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaron se është anuluar ajo marrëveshje e vitit 2013, “, thotë Krasniqi.
“Ata janë bazuar në atë marrëveshje”. Kryetari i PDK-së tha se marrëveshja për energjinë me Serbinë edhe mund të dështojë. Ai tha se ka rrëshqitje nga datat e dakorduara për marrëveshjen me Elektroseverin, ndonëse kjo është marrëveshje e shkruar.
“Tani po e kuptojnë se edhe ato marrëveshje kanë qenë marrëveshjet më të mira të mundshme sepse kanë qenë në funksion të konsolidimit të shtetit të Kosovës”./ rtk/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media