Pasi që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në rend dite është votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, përfaqësuesit e Odës Afarizmit të Kosovës (OAK) sot kanë ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare të partive politike në vend. Por, Oda tha se këta të fundit nuk ia janë përgjigjur ftesës së OAK-ut.
Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me qëllim që në këtë ligj të përfshihen kërkesat dhe nevojat bizneseve .
Krasniqi tha se për shkak të mosvotimit të këtij ligji, gjendja e bizneseve në Kosovë është ekstremisht e rëndë dhe se numri i te larguarve nga puna është rritur shumë.
Gjithashtu, ai tha se kjo po ndodh për shkak të mungesë së koordinimit në mes të qeverisë e cila nuk po ia ka numrat për ta kaluar këtë ligj jetik dhe opozitës.
Krasniqi nga Oda e Afarizmit po ashtu ka theksuar se për këtë ligj ka pas moskoordnimi të madh edhe me bizneset dhe vetë odat.
Ndërkaq, Sekretar i Bordit të OAK-ut, Diamant Elshani, tha se bizneset nga qeveria nuk po kërkojnë lëmosh por po kërkojnë mbështetje dhe kreativitet për të kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton