Krasniqi: Seanca për Ekipin Negociator përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës

09:14 | 4 Shtator 2018
M. A.

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se seanca e thirrur nga Qeveria për Ekipin Negociator nuk është asgjë më shumë sesa përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës e cila kërkon respektim të Kushtetutës në dialog me Serbinë.

Krasniqi ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se kjo nguti e Qeverisë nuk mund të shpjegohet ndryshe, përveç tentativë për bllokimin e rezolutës së opozitës.

Shkrimi i plotë:

Seanca e thirrur nga Qeveria për Ekipin Negociator nuk është asgjë më shumë sesa përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës e cila kërkon respektim të Kushtetutës në dialog me Serbinë.Përndryshe nuk ka sesi të shpjegohet ngutia të shqyrohet një vendim i Qeverisë në seancë të jashtëzakonshme, vendim i cili paska qenë duke pritur për më shumë se gjashtë muaj, në tavolinën e Kryeministrit i cili vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka kohë të merret me dialog.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme